Barcelona, zyrtarizohen 5 emrat për zgjedhjet e 18 Korrikut

Sporti

Barcelona, zyrtarizohen 5 emrat për zgjedhjet e 18 Korrikut

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 23:22

Konfirmohen zyrtarisht emrat e 5 kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të Barcelonës. Josep Maria Bartomeu, Joan Laporta, Toni Freixa, Agusti Benedito dhe Joan Batiste janë 5 emrat që do të vendosen në fletëvotim për të zgjedhur kreun e ri të klubit, i cili do të ketë një mandat 4-vjeçar në krye të një prej klubeve më të mirë të planetit. Në këtë listë nuk bëjne pjesë Jordi Farre e Jordi Majo, të tërhequr nga gara në momentet e fundit. Çdo kandidat duhej të merrte minimalisht 2534 firma për të siguruar kandidaturën. Kandidati kryesor në këtë garë është presidenti aktual, Josep Maria Bartomeu, pavarësisht problemeve gjyqësore që e lidhin atë dhe pararardhësin Rosell me çështjen “Neymar”. Bartomeu e zyrtarizoi kandidaturën nëpërmjet një mesazhi dërguar Messit, Mascheranos e Bravos për finalen e Kupës së Amerikës, ndërsa rivali i tij më i madh, Joan Laporta u mjaftua me një njoftim të thjeshtë.

Zyrtarizimi i kandidaturave vjen në një moment delikat edhe për merkaton e klubit pasi çështja Turan nuk është zyrtarizuar ende, ndërsa Pogba mbetet ende larg. Për francezin është Laporta ai që ka premtuar afrimin e tij, duke njoftuar arritjen e një marrëveshjeje paraprake me drejtuesit e Juventusit për 80 milionë Euro. Përsa u përket kandidatëve të tjerë, Benedito është një emër i njohur pasi ai arriti të renditej i dyti në zgjedhjet e vitit 2010, ndërsa Freixa e Batiste nuk vijnë në katë garë me premtime bombastike. Zgjedhjet për presidentin e ri të Barcelonës do të zhvillohen në datën 18 Korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat