FSHF nuk ndyshon, 4 të huaj njëkohësisht në fushë

Sporti

FSHF nuk ndyshon, 4 të huaj njëkohësisht në fushë

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 23:10

Numri i futbollistëve të huaj në fushën e lojës për sezonin e ri të kategorisë superiore nuk do të ndryshojë. FSHF nuk është lëkundur në vendimin e marrë verën e kaluar për të reduktuar në 4 numrin e të huajve në fushë, pavarësisht presionit apo kërkesës së disa klubeve për ta cuar në 6 numrin e tyre. Kështu edhe sezonin e ardhshëm do të kemi 4 lojtarë të huaj njëkohësisht në fushën e lojës pavarësisht se mund të aktivizohen më shumë gjatë një ndeshjeje, por njëkohësisht në fushë nuk mund të jenë më shumë se 4 të tillë. Kanë qënë disa prej klubeve kryesore në vend ato që kishin shprehur dëshirën për rritjen e numrit të të huajve në fushë, me Tiranën dhe Flamurtarin të cilët prisnin shumë një përgjigje pozitive nga qeveria e futbollit në vend. Drejtuesit e këtyre dy klubeve kanë mbetur të befasuar nga kushtet ekonomike që kanë vendosur shumë nga futbollistët vendas të kontaktuar për tu bërë pjesë e tyre dhe nisur nga ky fakt kanë kërkuar që të shtohet numri i të huajve për të plotësuar organikën me elementë cilësorë që mund të vijnë nga jashtë vendit. Megjithatë kjo kërkesë nuk është marë parasysh nga FSHF që ka lënë në fuqi vendimin e mëparëshëm, teksa edhe sezonin e ardhshëm në kategorinë superiore skuadrat nuk mund të hedhin në fushë më shume se 4 futbollistë të huaj njëkohësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat