Shkëndija në distancë, Starova: Duro bën mirë të mbyllë gojën

Sporti

Shkëndija në distancë, Starova: Duro bën mirë të mbyllë gojën

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 23:10

Shpëtim Duro shkoi te Shkëndija e Tetovës dhe Sulejman Starova morri vendin e tij te Partizani, por tani ‘shkëndijat’ e vërteta janë mes dy trajnerëve të fundit të skuadrës së kuqe. Marrëdhëniet e tyre pas ndryshimit në stol janë larg të përkufizuarit si idilike, përkundrazi dhe për të kuptuar këtë, mjaftoi edhe komenti i Shpëtim Duros në mikrofonin e Supersport për disfatën e Partizanit në Norvegji , pasi skuadra e tij Shkëndija kishte barazuar 1-1 me Aberdeen.

” E prisja humbjen e Partizanit , për mua ishte dicka e parashikuar pasi ka patur shumë ndryshime në skuadër”.

Nuk ka vonuar shumë edhe kundërpërgjigja e Starovës, e ashpër madje , me trajnerin aktual të Partizanit që ka replikuar duke e lënë mënjanë diplomacinë.

” Duro bën mirë të mbyllë gojën, pasi kur të gjithë e dinin që Partizani pati shortin më të vështirë vetëm ai foli për Partizanin si favorit për tu kualifikuar”.

Deri para pak javësh punonin të dy te Partizani, për marrëdhëniet mes tyre deri në atë kohë nuk do të ishte korrekte të aludohej, por tani debati është publikisht i hapur, nuk është aspak cudi, që tani rradha të vijojë sërish me kundëreplikën e Duros.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat