Skënderbeu, Shkëmbi pranë rikuperimit

Sporti

Skënderbeu, Shkëmbi pranë rikuperimit

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 23:09

Kapiteni Bledi Shkëmbi ka djegur cdo etapë dhe është shumë pranë riaftësimit të plotë nga dëmtimi që pësoi disa ditë më parë. Klubi i Skënderbeut në faqen e tij zyrtare ka bërë të ditur se mesfushori 35-vjecar paraditen e kësaj të Shtune ka filluar të vrapojë ndërkohë që gjithashtu ka kryer disa ushtrime specifike, nën drejtimin e fizioterapistit Jorgo Pantazi. Sipas asaj që publikon klubi korcar, Shkëmbi me shumë mundësi do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të raundit të dytë paraeliminator të Championsit ndaj fituesit të ciftit Crusaders-Levadia Tallinn. Rikuperimi i kapitenit është një lajm shumë i rëndësishm për të gjithë tifozët e Skënderbeut por mbi të gjitha për trajnerin Mirel Josa, i cili mund të mbështet te eksperienca e 35-vjecarit edhe për ndeshjet e Uefa Champions League.

Ndërkohë me skuadrën në Austri është bashkuar edhe blerja më e re e Skënderbeut, futbollisti brazilian Francisco Lisvaldo Daniel Duarte, i cili ka zhvilluar stërvitjen e parë duke lënë përshtypje shumë të mira te drejtuesit dhe stafi teknik i korcarëve. Përsa i përket miqësores që pritej të zhvillohej këtë të Shtunë ndaj gjermanëve të Eintracht Braunschweig, ajo është anulluar. Takimin e fundit miqësor në kuadër të përgatitjeve për përfaqësimin në Champions League Skënderbeu do ta zhvillojë të në datën 6 Korrik në orën 18:30 ndaj gjigandëve ukrainas të Dynamos së Kievit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat