Triumf i australianit Rohan Dennis në hapje

Sporti

Triumf i australianit Rohan Dennis në hapje

Nga: Fazli BERISHA Më: 4 korrik 2015 Në ora: 18:55

Çiklisti i ri nga Australia 25 vjeçari Rohan Dennis ka triumfuar në hapje të këtij edicioni, i cili në shtegun 13.8 km e përshkoi për 14’56”, duke lënë para shumë emra dhe favoritë si fituesin nga viti i kaluar Nibali, Chris Froome, Contador dhe të tjerë.

Mijëra adhurues kishin dalur në të dy anët e shtegut për të ndjekur garën më me nam të çiklizmit Tour de France. Në hapje të edicionit të 102-të të Tour de France, çiklistët përshkuan një shteg prej 13.8 kilometra me kronometër (ITT). Ishte një befasi e madhe triumfi i çiklistit australian Rohan Dennis, i cili po merrë pjesë për herë të parë dhe të ngadhënjejë qy në hapje duke u veshur fanellën e verdhë të liderit, madje vet mbreti i Holandës Willem Alexander ishte ai që i dorëzoi fanellën. Dennis la prapa në vendin e 22-të fituesin nga viti i kaluar, ndërsa Contador që llogaritej si favoritë arriti i 46-ti. Dennis në këtë shteg me kronometër e përshkoi për 14’56” para gjermanit Tnony Martin në pozitën e dytë dhe zviceranit Fabian Cancellara në vendin e tretë i cili njihet si kronometrist i fortë. Kjo befasi e bën garën më interesante dhe vështirë të parashikohet fituesi, ndonëse ende nuk janë shfaqur maloristët dhe sprinterët e vërtet.
Të dielën çiklistët zhvillojnë garë për etapë e 2-të në shtegun Ultrecht- Zelende të gjatë 166 kilometra kryesisht i shteg i sheshtë, por i rrezikshëm sepse kjo pjesë e Holandës përshkohet nga erëra të forta. Çiklistët nisën nga qyteti Ultrecht që njihet si qytet universitar. Ndryshe Utrecht është i njohur si vendi i lindjes së Marko van Basten. Në çiklizëm Ultrecht njihet se gati më shumë se gjysma popullësië merren me çiklizëm, por njihet edhe për qytet multisportive si futboll, xhudo e të tjera. Çiklistët përfundojnë garën në qytetin Zeland, qytet ky që ishte mikpritës i Turit edhe më 2010. Ka 380.000 banorë me një ekonomi të zhvilluar siç janë: bujqësia, peshkimi, turizmi. Ka të zhvilluar sportet ujore dhe njihet si qytet i Teatrit, filmit dhe Festivaline muzikës klasike.

Rendtija e etapës së parë

1. Rohan DENNIS (AUS)BMC 14' 56''
2. Tony MARTIN (GER)QUICK STEP 15' 01''
3. Fabian CANCELLARA (SUI)TREK.F.RACING 15' 02''
4. Tom DUMOULIN (NED) GIANT-ALPECIN 15' 04''
5. Jos VAN EMDEN (NED)LOTTO NL - JUMBO 15' 11''
6. Jonathan N. CASTROVIEJO(ESP) MOVISTAR 15' 19''
7. Matthias BRÄNDLE (AUT)IAM CYCLING 15' 19''
8. Adriano MALORI (ITA)MOVISTAR 15' 25''
9. Wilco KELDERMAN (NED)LOTTO NL-JUMBO 15' 26''
10. Stephen CUMMINGS (GBR)MTN-QHUBEKA 15' 28''

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat