Pedro, përshëndetet me Barcelonën?

Sporti

Pedro, përshëndetet me Barcelonën?

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 16:52

Ylli i Barcelonës, Pedro i ka ditët e numëruara tek gjiganti katalunas, dhe një largim i tij, është pothuajse i pashmangshëm.

Sulmuesi nuk është i kënaqur me minutazhën që i është ofruar në këto sezonet e fundit dhe dëshiron të largohet nga Camp Nou.

Interesim për shërbimet e tij kanë shprehur dy klubet e mëdha nga Premier Liga, Liverpooli dhe Arsenali, të cilët kanë filluar bisedimet për transferimin e tij.

Të dy gjigantët anglez janë të gatshëm të paguajnë deri në 25 milionë funte për shërbimet e sulmuesit spanjoll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat