Falcao i kushtoi Unitedit plot 35 milionë euro

Sporti

Falcao i kushtoi Unitedit plot 35 milionë euro

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 14:48

Sezoni i kaluar i Radamel Falcao i ka kushtuar Manchester United dhjetëra milionë euro.

Daily Mail shkruan se për marrëveshjen e Falcaos, United harxhoi 25 milionë funte (35 milionë euro), të cilat kanë shkuar në paga, në dëmshpërblimin për Monacon dhe në bonuse të ndryshme.

Sulmuesi kolumbian tash ka pranuar 50 për qind ulje page për t’iu bashkuar Chelseat nga Monaco.

Ai pritet të bashkohet me lojtarët e skuadrës së re gjatë turneut para-sezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai do të rikthehet në Old Trafford si kundërshtar më 28 dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat