Bellerin lavdëron punën e Wengerit

Sporti

Bellerin lavdëron punën e Wengerit

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 13:21

Mbrojtësi i talentuar spanjoll i Arsenalit, Hector Bellerin ka lavdëruar punën e trajnerit Arsene Wenger.

Spanjolli i talentuar i cili ka arritur të bëhet pjesë e rëndësishme e klubit londinez, vlerëson lartë punën e teknikut francez.

Aktualisht në Arsenal nga akademia e klubit aktivizohen lojtarë si Gibs, Wilshere, Bellerin, Coquelin e të tjerë.

“Kur e shihni që disa lojtarë luajmë për skuadrën e parë nga akademia e klubit, respekti për Wengerin duhet të dyfishohet”.

“Unë, Wilshere, Gibs apo Coquelin jemi nga akademia në skuadrën e parë falë punës së Wengerit që ka bërë me ne. Fansat tanë duhet ta vlerësojnë më shumë punën e trajnerit”, tha Bellerin.

Bellerin është pjesë e akademisë së Barcelonës, por në moshë të re u transferua në Londër te Arsenali, ndërsa vitin e kaluar arriti të zë vend në formacionin bazë tek ‘topçinjtë’

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat