Manchester U- Realit: Më jep Ramos që të lëshoj De Gean

Sporti

Manchester U- Realit: Më jep Ramos që të lëshoj De Gean

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 12:54

Drejtuesit e klubit anglez te Manchester Unitedit kanë kërcënuar drejtuesit e Real Madridit per mbrojtesin Sergio Ramos.

Sikurse shkruan gazeta The Guardian, ekipi i Premierliges u ka bërë me dije spanjollëve që ta harrojnë transferimin e portierit David De Gea nëse nuk e lejojnë Sergio Ramosin të transferohet në Old Traford.

Madje, Manchester United është i gatshëm ta humbë portierin spanjoll ne sezonin e ardhshëm pa fitua asnjë cent nëse Reali nuk ua shet Ramosin.

De Gea prej kohesh është përfolur per nje kalim te mundshem tek Reali Madridi. Ndersa Man. Utd është shume i interesuar që ta transferoje Ramosin, i cili nuk po kalon momente të mira në Santiago Bernabeu, perfshire edhe marredheniet e tendosura me presidentin Perez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat