Boban: Ibrahimovic nuk i duhet Milanit

Sporti

Boban: Ibrahimovic nuk i duhet Milanit

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 12:44

Ish sulmuesi i Milanit, Zvonimir Boban thotë se skuadra nuk ka nevojë për transferimin e sulmuesit Zlatan Ibrahimovic nga Paris Saint-Germain.

Ish sulmuesi i Milanit, Zvonimir Boban nuk beson se klubi ka nevojë për transferimin e sulmuesit Zlatan Ibrahimovic.

Ylli i Paris Saint-Germain është objektiv i “Rossonerëve” gjatë këtij afati kalimtar të verës. Por, Boban dyshon se ai i duhet ekipit. “Ibrahimovic nuk ka çfarë të ofrojë”, deklaroi kroati për “Gazzetta dello Sport”.

“Bacca luan si qendërsulmues. Besoj se transferimi nuk do të ishte pozitiv për Ibrahimovicin e as Milanin. Ai kushton shtrenjtë dhe rrezikon të pengojë integrimin e Baccas. Bacca është blerje e shkëlqyeshme që është sulmues i kompletuar me përvojë të mirë. Luiz Adriano po ashtu është qendërsulmues por ka lëvizje të mira dhe e di se ku është goli”, shtoi ai.

“Me të dhe Baccan, Milan mund të luajë në formacionin 4-4-2”, përfundoi Boban.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat