Valencia futet në garë për Cuadradon

Sporti

Valencia futet në garë për Cuadradon

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 12:35

Skuadra spanjolle Valencia nuk po qëndron duarkryq sa i përket afatit kalimtar të verës për futbollistë.

Gjiganti spanjoll pasi ka siguruar shërbimet e Alvaro Negredos tani po synon një transferim tjetër nga Liga Premier e Anglisë.

Mediat angleze dhe ato spanjolle gjatë ditës së sotme kanë shkruar se Valencia janë të interesuar për kolumbianin Juan Cuadrado dhe janë duke bërë gati ofertë për të.

20 milionë euro është shuma që Valencia pritet të dërgojë në drejtim të Chelseas për anësorin kolumbian i cili nuk ka shkëlqyer në Londër.

Ndërkohë për lojtarin është gati kontrata 4-vjeçare me 2.5 milionë euro fitime në vit, por mbetet të shihet nëse Chelsea do ta pranoj një ofertë të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat