Berisha transferohet në Cambuur

Sporti

Berisha transferohet në Cambuur

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 11:40

Sulmuesi i talentuar, Valmir Berisha është larguar nga Roma për të vazhduar karrierën në Holandë.

Talenti nga Kosova me pasaportë suedeze, Valmir Berisha nuk ka bindur ende drejtuesit e Romës për një vend në ekipin e parë dhe kështu ‘Giallorosët’, e kanë huazuar në skuadrën holandeze Cambuur.

Valmiri do të jetë pjesë e holandezëve për një vit si i huazuar nga Roma për tu kthyer pastaj në kryeqytetin italian.

19-vjeçari më parë ishte i huazuar tek skuadra greke Panathinaikos, por pa mundur të lë gjurmë.

Në Cambuur vitin e kaluar ishte i huazuar edhe talenti tjetër kosovar Sinan Bytyqi nga Manchester City.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat