Shaqiri te Tottenhami, shkëmbehet me Lamelan?

Sporti

Shaqiri te Tottenhami, shkëmbehet me Lamelan?

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 11:11

Xherdan Shaqiri sërish flitet se mund të shkojë drejt Ligës Premier, por tash te një klub pak më i mirë, Totttenham Hotspurs.

Interi raportohet se është duke planifikuar t’ia ofrojë shqiptarin Tottenhamit në një ofertë shkëmbimi për Erik Lamela, shkruan Gazetta dello Sport.

Shaqiri erdhi te Interi vetëm gjashtë muaj më parë nga Bayern Munich, por Nerazzurrët duket se nuk llogarisin në shërbimet e tij.

Këtë e konfirmoi edhe Roberto Mancini, i cili tha se ai mund të jetë një nga lojtarët që duhen larguar për të sjellë lojtarë të rinj.

Shaqiri së fundi u lidh me një kalim te Stoke City, skuadër e cila kishte ofruar 17 milionë euro për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat