Juve t’ia rritë pagën Allegrit

Sporti

Juve t’ia rritë pagën Allegrit

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 11:07

Juventus raportohet se planifikon t’ia rritë pagën trajnerit Massimilliano Allegri nga 2.5 në 3.5 milionë euro.

Allegri erdhi te Juve me skepticizëm në radhët e klubit, por ai gëzoi një sezon të shkëlqyeshëm duke fituar Scudetton dhe duke arritur në finalen e Ligës së Kampionëve.

Dhe duket se klubi dëshiron ta shpërblejë atë për paraqitjet e mira, me Gazzetta dello Sport që shkruan se atij së shpejti do t’i rritet paga.

Juve planifikon t’ia rrisë pagën për një milionë euro në vit, nga 2.5 milionë sa ai ka tash, në 3.5 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat