Lajm i madh për Shaqirin, ja ku do të transferohet!

Sporti

Lajm i madh për Shaqirin, ja ku do të transferohet!

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 09:40

Mesfushori i Interit, Xherdan Shaqiri mund të transferohet në Atletico Madrid, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Atletico Madrid ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Interit, Xherdan Shaqiri.

Klubi nga Vicente Calderon është në kërkim të një pasardhësi për mesfushorin Arda Turan i cili ka vendosur të largohet gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Dhe, e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” ka bërë të ditur se Shaqiri – i nxjerr në shitje nga Inter – është në mesin e futbollistëve të kërkuar nga Atletico Madrid.

Ylli nga Kosova së fundmi është kërkuar nga Stoke City, por thuhet se refuzoi transferimin tek klubi i Premierligës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat