Man Utd transferon një yll për 170 milionë euro

Sporti

Man Utd transferon një yll për 170 milionë euro

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 09:02

Manchester United është i gatshëm të shpenzojë 170 milionë euro mes blerjes dhe kontratës për transferimin e sulmuesit të Bayern Munichut, Thomas Muller.

Manchester United është duke përgatitur një ofertë të jashtëzakonshme për transferimin e sulmuesit të Bayern Munichut, Thomas Muller.

Sipas “talkSPORT”, “Red Devils” kanë identifikuar reprezentuesin gjerman – futbollist i pëlqyer shumë nga menaxheri Louis van Gaal – si përforcimin e nevojshëm në Old Trafford.

Dhe, për transferimin e tij, United ka bërë gati një kontratë pesëvjeçare me rrogë të lartë që së bashku me çmimin e blerjes do të arrinte shifrën e 170 milionë eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat