Arda Turan: Realin nuk e shikojë në TV

Sporti

Arda Turan: Realin nuk e shikojë në TV

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 08:23

Arda Turan është gjithnjë e më pranë Barcelonës, dhe këtë e konfirmon edhe në intervistën dhënë për revistën ‘Libero’.

Ai thekson se Real Madridin nuk e shikon as në TV.

“E dua futbollin, nuk është vetëm profesion i imi, është pjesë fundamentale e jetës sime. Barcelonën shpesh e shikoj në TV, Real Madridin jo (qeshet), do të doja ta shihja edhe Atleticon, por nuk mundem sepse aty jam duke luajtur”, tha mesfushori turk.

I pyetur se cili është idoli i tij ai shtoi: “Idoli im? Emre Belozoglu kur luante në Galatasaray, kurse tash Iniesta. Ai është i moshës sime, por nuk brengosem për këtë. E admiroj atë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat