Sabatini: Po bëjmë gjithçka për Dzekon

Sporti

Sabatini: Po bëjmë gjithçka për Dzekon

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 00:10

Roma është duke u përpjekur që ta transferojë Edin Dzekon – ka konfirmuar Walter Sabatini.

Sulmuesi i Manchester Cityt po lidhet me një kalim në Stadio Olimpico, ndërsa gjatë një evenimenti në Perugia, drejtori i Giallorossëve është pyetur për këtë temë.
“Dzeko nuk është afër, por Roma po përpiqet që ta marrë”.

“Ai është njeriu i duhur për ne, por i vështirë për t’u siguruar, sepse është i shtrenjtë”, ka thënë Sabatini.

Drejtori ka folur edhe rreth spekulimeve për largimin e Gervinhos. “Jo, e ka ndërruar mendjen dhe dëshiron të qëndrojë me ne tash”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat