E pabesueshme çfarë mund t’i ndodhë Realit

Sporti

E pabesueshme çfarë mund t’i ndodhë Realit

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 22:03

Real Madrid në edicionin e ardhshëm mund të luajë pa asnjë futbollist spanjoll në formacionin bazë.

Askush nuk duhet të befasohet nëse në edicionin e ardhshëm, formacioni bazë i Real Madridit me trajnerin e ri Rafael Benitez, nuk e ka asnjë futbollist spanjoll në të.

Sergio Ramos e Iker Casillas priten të largohen nga klubi.

Kurse, nëse gjërat qëndrojnë siç janë tani, në formacionin bazë të Real Madridit me trajnerin e ri, Rafael Benitez, mund të jenë 100 për qind futbollistë të huaj.

Një portier nga Kosta Rika, Keylor Navas, i cili para vetes në mbrojtje do të ketë dy brazilianë, Marcelo e Danilo, një portugez, Pepe, dhe një francez, Rafael Varane.

Në qendër të mesfushës do të luajë një gjerman, Toni Kroos, një kroat, Luka Modric, dhe një kolumbian, James Rodriguez.

Kurse, në sulm e treshja e famshme, e ashtuquajtur “BBC”, Gareth Bale nga Uellsi, Karim Benzema nga Franca dhe portugezi, Cristiano Ronaldo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat