Benitez – Ramos, koha për negociata

Sporti

Benitez – Ramos, koha për negociata

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 21:21

Trajneri i ri i Real Madridit, Rafael Benitez do të bisedojë me mbrojtësin Sergio Ramos duke u munduar ta bind që të mbetet në Santiago Bernabeu.

Sergio Ramos duket i vendosur të largohet nga Real Madrid.

Por, trajneri i ri i Los Blancos, Rafael Benitez është i gatshëm të ndërhyjë duke negociuar me të në përpjekje për ta bindur të mbetet në klub, raporton “Marca.com”.

Ramos ndihet i nënvlerësuar nga presidenti Florentino Perez.

Por, Benitez do të mundohet ta sigurojë se e konsideron si të rëndësishëm për skuadrën e tij, në përpjekje për t’ia ndërruar mendjen.

Ramos kërkohet nga Manchester United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat