Ibarbo është zyrtarisht i Romës

Sporti

Ibarbo është zyrtarisht i Romës

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 20:56

Roma e ka huazuar zyrtarisht Victor Ibarbon nga Cagliari, për pesë milionë euro me opsionin e blerjes edhe për tetë milionë të tjera.

Sulmuesi kolumbian e kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar në Stadio Olimpico, prandaj Giallorossët vendosën ta mbajnë.

Marrëveshja është rinovuar me shifra të reja që besohet të kenë pasur lidhje edhe me marrëveshjen e përhershme të Radja Nainggolan.

“Roma njofton se ka arritur marrëveshje me Cagliarin për transferimin e Victor Ibarbos, me huazim njëvjeçar deri më 30 qershor 2016”.

“Cagliarit do t’i paguhet një çmim fiks huazimi prej pesë milionë eurosh që mund të rritet deri në gjashtë milionë me bonuset e lidhura me performancën e tërësishme të Romës dhe vet lojtarit”.

“Marrëveshja përfshin edhe opsionin që ta bëjë të përhershëm transferimin në fund të sezonit 2015/2016 për tetë milionë euro”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga klubi kryeqytetas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat