Në finale Bajraliu-Bytyqi

Sporti

Në finale Bajraliu-Bytyqi

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 20:37

Tenisti prishtinas do të luaj për herë të tetë në finalen e turneut të tenisit Dielli TEB Open 2015, ai asnjëherë nuk ka fituar deri më tani. Granit Bajraliu ka siguruar finalen e tij të tetë në turneun më të njohur të tenisit në Kosovë, Dielli TEB Open 2015. Ai këtë e arriti pasi që në finale ishte më i mirë se Besart Halimi, të cilin e mposhti me rezultatin 6:3, 6:3 në seta. Kundërshtari i tij në finale do të jetë, Burim Bytyqi i cili ishte më i mirë se talenti, Meldin Mustafi 1:6, 6:3, 7:6 (7:2). Finalja luhet të shtunën në orën 14.30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat