Takaj sqaron çështjen e Salihit

Sporti

Takaj sqaron çështjen e Salihit

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 20:31

Sulmuesi Hamdi Salihi do të jetë pjesë e Skënderbeut nga Korça për ndeshjet e Champions League. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka mbërritur në Austri, ku ka dalë në stërvitje nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa së bashku me pjesën tjetër të ekipit bardhekuq.
Ka qenë menaxheri i përgjithshëm i Skënderbeut, Gerhard Takaj, që për “Panorama Sport” ka konfirmuar arritjen e një akordi paraprak me sulmuesin për ndeshjet e Champions-it.
“Është e vërtetë që Salihi i është bashkuar Skënderbeut në Austri. Ne kemi arritur një akord që sulmuesi të jetë pjesë e jona për ndeshjet e Champions. Më pas, për një tjetër bashkëpunim na duhet të presim”, ka sqaruar Takaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat