Pefqeli: 89-shi gjithmonë lufton për trofe

Sporti

Pefqeli: 89-shi gjithmonë lufton për trofe

Nga: Kemajl Goca Më: 3 korrik 2015 Në ora: 20:10

Futbollisti Mërgim Pefqeli shprehet se për Trepçën '89 nga Mitrovica dy ndeshje në turneun e Piast Gliwica të Polonisë ishin mjaft të mira dhe sipas tij dhanë maksimumun. 89’-shi shënoi fitoren me rezultat 2:1 në takim me Piast Gliwica, kurse në finale pësoi humbje me 1:0 nga Prespa Birlik e Suedisë.

“Jam i kënaqur shumë dhe jemi pershtatur shumë shpejtë. Tash edhe me trajnerin e ri pritet të komponohet ekipi edhe më mirë”, tha Pefqeli. Arsim Thaçi trajner , a besoni se '89 shi do të luftojë për trofe. “Trepça ’89 ka qenë gjithmonë ekip i trofeve dhe do të jetë edhe më i uritur për trofe, sepse jemi ekip me lojtar të rinj dhe me perspektiv”, tha ai, i cili është përshtatur shumë shpejt në mjedisin e ri. “Ndihem shumë mirë në rrethin e ri dhe më kanë pritur shumë mirë”, thotë mesfushori ofensivë. ’89-shi të dielën (nesër) pritet të fillojë përgatitjet për edicionin e ri.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat