Mancini: Kondogbia mund të bëhet si Iniesta dhe Toure

Sporti

Mancini: Kondogbia mund të bëhet si Iniesta dhe Toure

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 19:06

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, beson se përforcimi i ri i skuadrës, Geoffrey Kondogbia, mund të bëhet sikur Andres Iniesta dhe Yaya Toure.

Besohet se Nerazzurrët kanë paguar afro 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e mesfushorit të fuqishëm të Monacos, duke e mposhtur gjithashtu edhe rivalin e përbetuar Milanin, që flitej se kishte marrëveshje paraprake me të.

“Kondogbia mund të bëhet njëri ndër më të mirët në botë”, ka thënë fillimisht Mancini në konferencë për shtyp.

“Ai është i ri, ka hapësirë për përmirësim, dhe pas dy apo tre lojtarëve të papërmbajtshëm, unë mendoj se është ai. Ai mund të bëhet si Andres Iniesta dhe Yaya Toure”.

“Klubi ka bërë një investim të madh, por ai mund të jetë shumë i rëndësishëm”, ka potencuar italiani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat