Di Maria: Duam të bëhemi legjenda

Sporti

Di Maria: Duam të bëhemi legjenda

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 18:44

Angel Di Maria ka deklaruar se ai dhe bashkëlojtarët e tij duan të bëhen legjenda duke e fituar Copa American e këtij edicioni.

Argjentina e ka fituar këtë turne 14 herë, por nuk e kanë ngritur këtë trofe prej vitit 1993, ndërsa këtë vit janë shumë afër që ta bëjnë këtë, pasi që të shtunën do të përballen në finale me përfaqësuesen e Kilit.

“Të arrish në finale është diçka shumë e rëndësishme, kështu që duhet ta tregojmë veten”, ka thënë fillimisht Di Maria.

“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë shumë, sepse kjo nevojitet për ta arritur objektivin tonë. Tani ne duam të bëhemi legjenda. Shpresojmë që ta arrijmë këtë”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat