Shaqiri? Ja çfarë thotë Roberto Mancini

Sporti

Shaqiri? Ja çfarë thotë Roberto Mancini

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 18:31

Roberto Mancini ka mbajtur konferencën e parë për media, në prag të fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri.

Natyrisht pyetja e parë që mund t’i bëhej trajnerit italian, është situata e Xherdan Shaqirit dhe Davide Santon te Interi.

“Shaqiri dhe Santon janë blerë në janar, çfarë bëhet me ta”, ishte pyetja për trajnerin e Interit.

“Nëse janë lojtarë të kërkuar në merkato nga skuadrat e tjera do të thotë se janë investime me vlerë. Por në këtë moment skuadra duhet të reduktohet në 25 lojtarë, dhe në këtë moment ka shumë lojtarë. Gjithashtu do të duhet të bëjmë ndonjë zgjidhje të dhimbshme, por të ishte në dorën time vetëm do i mbaja të gjithë, por se besoj se klubi do të lejonte një gjë të tillë”, u përgjigj Mancini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat