Nisin ethet e garës më të madhe çiklistike “Tour de France”

Sporti

Nisin ethet e garës më të madhe çiklistike “Tour de France”

Nga: Fazli BERISHA Më: 3 korrik 2015 Në ora: 18:20

Çiklizëm: Tour de France- edicioni i 102-të

Shumë adhurues që llogariten me miliona të çiklizmit me padurim po e presin fillimin e edicionittë 102-të tëTour de France 2015, garës më prestigjioze të çiklizmit, i cili do të fillojë më 4 korrik dhe do të përfundojë më 26 korrik, në Paris në Champs-Élysées. Çiklistët në këtë Tour de France 2015, do të përshkojnë 3360 kilometra në 21 etapa dhe atë 9 etapa do të jenë të sheshta, 3 etapa kodrinore, 7 etapa malore, që përfundojnë në përpjetën e lartë, 1 etapë me kronometër dhe një kohë individuale (ITT).

Do të ketë 6 qytete të reja që do të kalojë Turi si Utrecht, Zélande, Livarot, LaPierre-Saint-Martin, Muret, Sèvres-GrandParisSeineOuest. Tour de France 2015, përveç Giro (Itali) dhe Vuelta (Spanjë), janë tri garat më prestigjioze të çiklizmit në botë dhe vetëm gjashtë çiklistë mund të mburret se ka fituar të tri këto gara në karrierë ("TriplePlay") dhe qe hynë në mesin e legjendave (Alberto Contador, Eddy Merckx, Bernard Hinault, Jacques Anquetil, Felice Gimondi dhe Vincezno Nibali).


Karvani i çiklistëve do të niset nga Holanda

Në historinë 102 vjeçare Tour de France 2015 do të niset jashtë vendit për 21-tën herë kësaj radhe në Holandë, kjo është hera e gjashtë që Turi nis nga Holanda, në qytetin universitarUtrecht, , i cili do të presë në etapën hyrëse 13.7 kilometra me kronometër. Utrecht nuk është i panjohur në botën e çiklizmit, qyteti ka krijuar një bankë Rabobank, i cili ka qenë 17 vjet sponsor i ekipit holandez çiklizmit (për shkak të skandalitme doping tërhoqi mbështetjen financiare).

Banorët e qytetit të Utrecht janë entuziastë të vërtetë të çiklizmit, pasi nga statistikat dihet se janë 160.000 biçikleta, kjo do të thotë se gjysma e popullsisë ka nga një biçikletë. Tour de France do të përshkojë edhe nëpër Belgjikë një etapë, ndërsa 18 etapa do të kalojnë nëpër tokën franceze.

Rikujtues për adhuruesit

Çka paraqet fanella e verdhë? Fanella e verdhë shënon garuesin në renditjen e përgjithshme, e cila u shërben shikuesve që gjatë garës të njohin çiklistin që kryeson garën dhe favoritin për ta fituar garën. Thuhet se zgjedhja ngjyrës nuk kaq enë e diktuar nga askush as nga sponsorët(sikur në Girod'Italia). Legjenda thotë se fanella me ngjyrë të verdhë ishte e vetmja ngjyrë e stofit që u gjend në ato momente në treg (dyqan.)

Po fanella e gjelbër?

Përveç fanellës së verdhë garuesit në Tour de France luftojnë edhe për fanellën e gjelbër, të cilën e bartë sprinteri më i mirë. Fanellën e bardhë me pika të kuqe e bartë çiklisti që më me sukses i kalon shtigjet malore (çiklisti kodrinor). Ndërsa, fanellën krejt të bardhë e bartë çiklisti më i mirë i ri në Tour de France.

Numrin dhe ngjyrën në çdo garë të çiklizmit e përcakton organizatori, ndaj këto dallohen nga gara në garë. Por këto janë shenjat dalluese të Tour de France. Fanella e kuqe me numrin 1 do ta bartë çiklisti më agresiv i garës.


Kush janë favoritët?

Si zakonisht si test paraprak se sa janë çiklistët e përgatitur është gara në Dofine të Zvicrës e cila ka përfunduar më 14 qershor dhe aty secili nga favoritët teston forcën dhe nivelin e përgatitjes për garën eTour de France 2015. Natyrisht si favoritë llogaritet fituesi nga edicioni i kaluar italiani Vincenzo Nibali, pas tij vjen ish fituesi i Tour de France dhe fituesi i isivjetëm i Giro de Italia, Alberto Contador, i cili tashmë është i uritur të fitojë turin. Këto nuk përjashtojmë luftën e pakompromis fituesin nga viti 2013 Chris Froome si dhe kolumbianin Quintannën.

Por si gjithnjë këtu nuk duhet përjashtuar edhe favoritët e ashtuquajtur “favoritë në hije”. Ndër ta llogaritet amerikani Tejay Gardaren,pastaj Thibaut Pinot, Romain Bardet e pse jo ish fituesi australiani Cadel Evans dhe sllovaku Peter Sagan një fitues i fanellës së gjelbër.

Në këtë edicion do të paraqiten 22 ekipe (17 ekipet e serisë botërore dhe 5 të ftuarit e rinj). Për herë të parë në historinë e Tour do të merre pjesë edhe një ekip afrikan. Organizatorët e Tour de France në 2015 kanë ftuar ekipin jug-afrikan MTN-Qhubeko, dhe me këtë veprim ata duan për të tërhequr dashurinë e tyre për garën e Tour de France, të cilët mund të bëjnë paraqitjen historike në Tur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat