Fiorentina: Do ta padisim Salahin

Sporti

Fiorentina: Do ta padisim Salahin

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 18:14

Fiorentina ka bërë të ditur se do të marrin masa legale kundër sulmuesit Mohamed Salah, rreth refuzimit të tij për të qëndruar në klub.

Viola e kishte huazuar përfaqësuesin egjiptian nga Chelsea në janar dhe ishte raportuar se skuadra italiane e kishte mundësinë për t’ia vazhduar huazimin edhe për një vit tjetër dhe në fund ta blinte atë.

Sidoqoftë, Salah dhe agjenti i tij kanë thënë se nuk kanë nënshkruar asgjë që do ta detyronte lojtarin të qëndronte në klub më shumë se më 30 qershor.

Agjenti i tij ka konfirmuar sot se lojtari nuk do të qëndrojë te Fiorentina dhe se do të kërkojë ndonjë klub të ri.

“Lojtari, përmes agjentit të tij, e ka refuzuar ofertën për ta përmirësuar kontratën e tij dhe ka shprehur dëshirën që të transferohet në një klub tjetër, si dhe nuk e ka pranuar thirrjen për t’u paraqitur në stërvitje”, thuhet fillimisht në komunikatën e klubit.

“Avokatët tanë tani do t’i përgatisin dokumentet për ta paditur atë dhe për ta mbrojtur Fiorentinën”, thuhet më tutje në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat