City ofron 20 milionë për Hamsikun

Sporti

City ofron 20 milionë për Hamsikun

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 17:51

Manchester City synon që gjatë kësaj verë ta blejë sulmuesin e Napolit, Marek Hamsik.

Sipas mediave britanike, klubi nga “Etihad Stadium” synon q ta forcoj edhe më shumë repartin e sulmit, dhe Hamsik është në listën e menaxherit Manuel Pellegrini.

Raportohet se Pellegrini është gati t’i investojë 20 milionë euro për çekun, i cili konsiderohet njëri ndër futbollistët më të mirë tek napolitanët.

27 vjeçari sezonin e fundit me Napolin ka zhvilluar 50 ndeshje dhe ka shënuar 13 gola.

Hamsik ka pranuar se do të largohej nga Napoli në rast se Rafael Benitez (tashmë trajner i Real Madridit), do të mbetej në krye të Napolit më të cilin nuk ka kaluar sezon të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat