Kapiteni besnik: Do të qëndroj te Parma edhe në Serie D!

Sporti

Kapiteni besnik: Do të qëndroj te Parma edhe në Serie D!

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 17:10

Kapiteni i Parmas, Alessandro Lucarelli, ka konfirmuar se nuk do të largohet nga Parma, përkundër falimentimit dhe rënies së klubit në Serie D.

Klubi italian që në edicionin që lamë pas luajti në Serie A, duhet t’ia fillojë nga e para në sezonin e ri, edhe atë në ligën më të ultë italiane.

Pas falimentimit, të gjithë lojtarët janë liruar nga kontratat e tyre dhe mund të shkojnë ku të duan, mirëpo kapiteni dëshiron të qëndrojë me klubin e tij të zemrës në këto momente të vështira.

“Parma duhet të fillojë nga e para, po rindërtohemi dhe kam shprehur vullnetin tim për të qëndruar në Serie D”.

“Po pres të shoh se çfarë do të ndodhë, por unë e kam dhënë aprovimin tim”, ka deklaruar Lucarelli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat