Lenjani mund të largohet nga Rennes

Sporti

Lenjani mund të largohet nga Rennes

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 17:08

Ermir Lenjani duket se do të largohet nga skuadra e tij aktuale Rennes.

Mesfushori fantastik i Kombëtares së Shqipërisë nuk ka pasur fat me skuadrën e re Rennes, pasi lëndimet e shpeshta ia pamundësuan që t’i tregoj vlerat e tij.

Majtaku mund të largohet nga Ligue 1, pasi këtë gjë e ka konfirmuar trajneri i Rennes, Philip Montanier ka thënë se nuk mund t’i garantoj pozitë titullari shqiptarit.

“Unë e di që ai është një futbollist i Kombëtares dhe i duhen minuta, por me afrimin e Bal nuk mund të garantoj formacionin e parë për Lenjanin.

Në këtë mënyrë, ai mund edhe të largohet gjatë këtij afati kalimtar të verës”, është shprehur trajneri i skuadrës franceze.

Edhe pse me skuadrën e tij Rennes nuk ka pasur ndonjë paraqitje mbresëlënëse, Lenjani ka qenë gjithmonë lojtari kyç i Kombëtares së Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat