Gervinho si sulltan, qe çka tjetër i kërkoi sheikut

Sporti

Gervinho si sulltan, qe çka tjetër i kërkoi sheikut

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 09:49

Transferimi i Gervinhos te Al Jazeera vazhdon ende të jetë çështje pezull. Ylli i Romës i kërkoi shumë pronarit të kësaj skuadre, sheikut që është edhe pronar i Cityt, Mansour bin Zayed Al Nahyan.

Më parë në media u fol se përveç kontratës, Gervinho i ka kërkuar sheikut edhe helikopter privat dhe plazhin privat. Por kjo nuk është e tëra.

Ylli afrikan i ka kërkuar sheikut edhe një vetura të tipit BMW 4x4, shtëpinë më të shtrenjtë të mundshme, shtatë fluturime në vit dhe pagesën e aeroplanit për familjarët e tij.

Këto kërkesa sheiku si me inat nuk i realizoi pasi që ishin të tepërta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat