Nani të dielën lojtar i Fenerbahces

Sporti

Nani të dielën lojtar i Fenerbahces

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 07:08

Fenerbahce ka zbuluar se është afër arritjes së një marrëveshje për transferimin e anësorit të Manchester United, Nani.
Gjiganti nga Superliga turke thotë se ka arritur marrëveshje për shumën e transferimit me Djajtë e Kuq, dhe se lojtari do të arrijë në Stamboll të dielën për të kaluar testet mjekësore.

“Klubi i Fenerbahces ka filluar negociatat me Luis Nani dhe Manchester United për transferimin e tij”, shkruhet në deklaratën e klubit turk.

“Nani do të arrijë në Stamboll më 5 korrik dhe do t’u nënshtrohet testeve mjekësre. Negociatat do të vazhdojnë në Stamboll”, thuhet më tej në deklaratë.

Nani e kaloi sezonin e kaluar si i huazuar te Sporting Lisbona, ku shënoi 12 gola në 35 paraqitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat