Milani “blindon” sulmin, pas Bacca vjen Luiz Adriano

Sporti

Milani “blindon” sulmin, pas Bacca vjen Luiz Adriano

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 21:08

Carlos Bacca mund të quhet zyrtarisht futbollist i Milanit. Klubi kuqezi nëpërmjet komunikate të shkurtër në faqen zyrtare të klubit në Internet dhe në rrjetet sociale, klubi kuqezi njofton që është arritur marrëveshja me spanjollet e Sevillas për transferimin e kolumbianit në Milano. Gjithsesi, në këtë komunikatë shkruhet se kjo marrëveshje do të ligjërohet vetëm nëse futbollisti kalon me sukses testet mjekësore.

Ndërkohë Adriano Galliani pak orw pasi njoftoi blerjen e Baccas mbylli një tjetër marrëveshje të rëndësishme, duke siguruar shërbimet e sulmuesit të Shaktar Donjeck, Luiz Adriano.

Braziliani firmosi një kontratë 5-vjecare e cila skadon në vitin 2020.

Merkatoja e verës i ka dhuruar trajnerit serb Sinisha Mihajlovic tre përforcime zyrtare, Bertolaccin, Carlos Baccan dhe Luzi Adrianon. Drejtuesit kuqezi janë shumë pranë marrëveshjes edhe me Jose Maurin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat