Gela asiston në barazimin e Lahtit

Sporti

Gela asiston në barazimin e Lahtit

Nga: K.Goca Më: 2 korrik 2015 Në ora: 19:53

Skuadra nga Finlanda, Lahti, si vendas barazoi 2:2 me Elfsborgun nga Suedia, në ndeshjen e parë të rrethit të parë të Europa League në futboll. Dy shqiptarë, Xhevdet Gela dhe Drilon Shala, u paraqitën titullarë për ekipin e Lahtit. Gela luajti tërë takimin, kurse Shala u zëvendësua në minutën e 78-të. Gela ka asistuar në golin e dytë kur ka shënuar Alves në minutën e 61-të dhe barazuar 2:2. Për Lahtin shënoi edhe Lagerblom (25’) dhe për mysafirët: Rohden (15’) e Prodell (59’). Shqiptarët e Lahtit tani i pret sprovë e vështirë në Suedi, por shpresojnë se mund të bëjnë më të mirën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat