Albion Pira, përforcimi i parë i Vllaznisë

Sporti

Albion Pira, përforcimi i parë i Vllaznisë

Nga: Aziz Zuka Më: 2 korrik 2015 Në ora: 18:51

Mesfushor – sulmuesi Albion Pira ka përforcuar skuadrën e Vllaznisë nga Pozhorani. Pira ka luajtur për ekipin e Ferizajt, por më në fund gjeti gjuhë të përbashkët me drejtuesit e Vllaznisë. Prof. Besim Halimi, kryetar i klubit, për gazetën kombëtare “Bota sot” tha se Pira është një futbollist i talentuar dhe përforcim i mirë. Ai foli edhe rreth punës dhe angazhimeve që janë duke bërë këto ditë për përforcimet e reja. Vllaznia ka pasur rezultate të mira në edicionin e sapo përfunduar në Ligën e Parë të Kosovës, e cila u radhit në mesin e ekipeve më të mira përkatësisht në vendin e 7-të me 40 pikë të mbledhura. Pozhoranasit ishin edhe befasia me e këndshme për sportdashësit, sepse shumëkush kishte pritur që kjo skuadër nuk do të mbijetojë si anëtarë i ri i kësaj lige.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat