Federer dhe Murray, të jashtëzakonshëm

Sporti

Federer dhe Murray, të jashtëzakonshëm

Nga: K.G. Më: 2 korrik 2015 Në ora: 18:25

Roger Federer nga Zvicra dhe Andy Murray nga Britania e Madhe janë kualifikuar në të 16-ën e finales së turneut Wimbledon në tenis. Federer shkëlqeu me lojë në përballje me amerikanin, Sam Querrey dhe triumfoi me rezultat 3:0 (në sete 6:4, 6:2, 6:2). Federer në disa raste dhuroi spektakël të njëmendtë me lojën e tij dhe tani do të takohet me Samuel Groth nga Australia. Murray bëri lojë fenomenale dhe e deklasoi me 3:0 (6:1, 6:1, 6:4) holandezin Robin Haase. Murray në dy setet e para ishte i jashtëzakonshëm, por në të tretin nuk ishte në at nivelin e lartë, por gjithsesi i mjaftoi për të fituar setin dhe takimin me rezultat të përgjithshëm 3:0.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat