Gati për “Tour de France”

Sporti

Gati për “Tour de France”

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 17:52

Gjithçka është e gatshme për garën prestigjioze në çiklizëm, “Tour de France”, e cila fillon me 4 korrik e përfundon me 26 korrik. Një garë që pritet me emocione të mëdha nga dashamirët më të flaktë dhe që pritet të jetë shumë e fortë dhe e paparashikueshme deri në fund. 30-vjeçari Vincenzo Nibali dhe 32-vjeçari Alberto Contador, janë të gatshëm për sfidën e madhe, teksa kanë lëshuar edhe sfidat e hapura ndaj njëri-tjetrit. Nibali ka ende mbi shpinë numrin një, teksa ditën e premte do të zbresë me fanellën e verdhë në kronometrimin e hapjes së “Tour de France”. I mjaftuan tri orë stërvitjeje, mes rrugëve normale dhe atyre dedikuar enkas biçikletave.

Të premten, nga ora 11.30 deri në 12.30 do të tentojë kronometrin e hapjes; janë plot 13,8 km distancë me 22 kthesa në qendrën historike të Utrehtit. “Jam mirë edhe pse jam ende me tutat sportive”, thotë Nibali. Pastaj është shfaqur edhe Alberto Contador, së bashku me çiklistët e tjerë italianë Basso, Tosatto dhe Bennati. Fituesi në fuqi i “Xhiros së Italisë” është gjithashtu në një formë të shkëlqyer. “Respektoj të gjithë, por nuk kam frikë nga askush. Krahasuar me Xhiron e Italisë jam edhe më mirë”, tha Contador.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat