Kryetari i KOK-ut vizitoi çiklistin e aksidentuar

Sporti

Kryetari i KOK-ut vizitoi çiklistin e aksidentuar

Nga: Kemajl Goca Më: 2 korrik 2015 Në ora: 16:40

Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, së bashku me nënkryetarin e këtij asociacioni, Fatmir Makolli, vizituan çiklistin e aksidentuar, Blerton Nuha. Gjendja e tij është stabile, por ka të thyer krahun dhe të lënduar tri unaza kurrizore. Nuha së bashku me Benjamin Palloshi janë aksidentuar në ditën e mërkurë. Nuha është i shtrirë në spitalin e Prishtinës, kurse Palloshi ka shpëtuar me lëndime të lehta. Hasani i shprehi keqardhje për aksidentin që i ka ndodhur, kur dy çiklistët janë shkelur nga kamioni me targa nga Berane e Malit të Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat