Salihi i bashkohet Skënderbeut

Sporti

Salihi i bashkohet Skënderbeut

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 15:45

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, i është bashkuar në stërvitje ekipit kampion të Skënderbeut në Austri. Për momentin ai thjesht do të stërvitet me kampionët për të mbajtur formën e mirë sportive. Sipas faqes zyrtare të klubit korçar në Facebook, Salihi është në bisedime me një klub izraelit dhe në rast se nuk arrin një akord me ta, atëherë do t’i bashkohet bardhekuqve për ndeshjet e Champions League dhe gjithë sezonin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat