Pedro në listën e PSG-së

Sporti

Pedro në listën e PSG-së

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 15:21

Paris Saint-Germaini është duke e konsideruar Pedro Rodriguezin si shënjestër gjatë këtij afati kalimtar.

Sulmuesi i Barcelonës nuk ka shumë hapësirë në Camp Nou, pasi zgjedhja e parë e trajnerit janë treshja e pandalshme MSN.

Ai duhet të zgjedhë bankën e rezervistit ose ndonjë klub ku mund të luajë më shumë.

Sipas L’Equipe, kampioni francez është duke shqyrtuar mundësitë e transferimit të spanjollit.

Në planet e PSG-së është edhe anësori i Manchester Unitedit, Angel Di Maria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat