SHBA-Japoni, finalja e Kampionatit Botëror

Sporti

SHBA-Japoni, finalja e Kampionatit Botëror

Nga: K.G. Më: 2 korrik 2015 Në ora: 14:22

Kombëtarja e Japonisë është kualifikuar në finalen e Kampionatit Botëror në futboll (femra), pasi që e mposhti me rezultat 2:1 Anglinë. Japonezet në finale do të ballafaqohen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila luhet me 6 korrik në orën e mesnatës sipas kohës evropiane (01.00). Ndeshja Japoni-Angli është zhvilluar në stadiumin Edmonton (Kanada), ndërsa anglezet pësuan humbje në çastet e fundit. Golat i shënuan për Japoninë: Miyama (33’-nga penalltia), Bassett (90+2-autogol) dhe për anglezet realizoi: Williams (40’-nga penalltia). Të shtunën në orën 22.00 për vend të tretë takohen Gjermania-Anglia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat