Kosova U-19 nuk ia doli as me austriakët!

Sporti

Kosova U-19 nuk ia doli as me austriakët!

Nga: K.Goca Më: 2 korrik 2015 Në ora: 13:48

Gjashtë ndeshje po aq humbje, ky është bilanci i kombëtares së Kosovës U-19 në hendboll (meshkuj) në ‘European Open 19’ që po mbahet në Goteborg të Suedisë. Djelmoshat tanë pësuan humbje të thellë me rezultat 35:18 nga Austria U-19. Hendbollistët tanë nuk ia dolën as me austriakët dhe kësisoj dëshpëruan me paraqitjet e tyre. Brandiç shënoi 8 gola për austriakët dhe Albi Gjuka e Jon Muqolli nga 5 sosh për Kosovën. Kosova ndeshjen e parë e ka humbur me rezultat 26:18 nga Rumania, pastaj me 39:13 nga Suedia, 25:19 nga Estonia dhe 30:20 nga Çekia. Me gjithë humbjet, ishte një përvojë e mirë për djelmoshat tanë dhe mbeten me shpresë se të ardhmen do të kanë paraqitje më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat