Biletat kushtojnë më lirë në Kopenhagen se në Elbasan

Sporti

Biletat kushtojnë më lirë në Kopenhagen se në Elbasan

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 11:33

Çmimet e biletave në Shqipëri, janë më të shtrenjta krahasuar edhe me Danimarkën. Federata Shqiptare e Futbollit publikoi dje në faqen zyrtare, çmimet e biletave për ndeshjen kualifikuese Danimarkë-Shqipëri, e cila do të luhet më 4 shtator në kryeqytetin danez Kopenhagen.

Ajo që bie në sy është çmimi prej 34 eurosh, që po ta krahasosh me çmimin e një bilete në “Elbasan Arena”, është më i lirë, ndërsa kujtojmë që bëhet fjalë për një nga kryeqytetet me standardet më të larta të jetesës në botë.

Mënyra e vetme e blerjes së biletave, për të ndjekur ndeshjen që do të luhen në stadiumin “Telia Parken”, është përmes internetit. Biletat mund të blihen pranë FSHF-së në zyrat qendrore ose online në faqen zyrtare www.fshf.org në seksionin “Shop”, duke filluar nga data 3 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat