Shkëmbim Guarin-Mertens?

Sporti

Shkëmbim Guarin-Mertens?

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 11:00

Napoli dhe Interi janë duke planifikuar që të shkëmbejnë Fredy Guarinin dhe Dries Mertensin, në mënyrë që të dyja palët të jenë të kënaqura.

Nerazzurrët janë duke i kërkuar shërbimet e futbollistit belg, ndërsa Corriere dello Sport raporton se Partenopei tash kanë shprehur interesim për mesfushorin kolumbian.

Gazeta raporton se Napoli tashmë e ka refuzuar një ofertë zikaltërve prej gjashtë milionë eurosh plus Andrea Ranocchian për Mertens.

Megjithatë, trajneri Maurizio Sarri beson se Guarin mund të luajë prapa sulmuesve dhe se do t’i shërbente formacionit të tij.

Po ashtu, pjesë e negociatave është edhe mbrojtësi i Interit, Juan Jesus, të cilin e kërkon Napoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat