Ja e ardhmja e Mullerit

Sporti

Ja e ardhmja e Mullerit

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 10:52

Futbollisti Thomas Muller do t’i qëndrojë besnik skuadrës kampione të Gjermanisë, Bayernit nga Munihu. Sulmuesi ka pas ofertë të çmendur nga ana e Manchester United. “Djajtë e Kuq” i premtuan një kontratë pesëvjeçare me 114 milionë funde sulmuesit gjerman, por përgjigja ka qenë e qartë dhe e prerë, jo. “Kur merr një ofertë nga një klub, automatikisht je i detyruar ta studiosh, aq më tepër kur bëhet fjalë për një klub të madh dhe ky fakt më nderon shumë. Unë ndihem shumë mirë te Bayerni dhe kontrata ime me klubin skadon në vitin 2019 prandaj nuk kam çfarë të shtoj më tepër”, tha Muller.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat