Juventus transferon një shqiptar

Sporti

Juventus transferon një shqiptar

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 09:43

Juventus është shumë pranë marrëveshjes me Cremonesen për transferimin e sulmuesit shqiptar Rey Manaj.

Fanellat e reja, sezoni i ri, dhe Juventus shikon drejt së ardhmes.

Klubi kampion i Italisë është shumë pranë transferimit të sulmuesit shqiptar të Cremoneses, Rey Manaj, ka bërë të ditur “Gianlucadimarzio.com”.

Futbollisti do të nënshkruajë me Bianconerët gjatë këtij afati kalimtar të verës. Por, më pas do të huazohet tek ndonjë skuadër tjetër për të fituar përvojë.

Manaj, një futbollist shqiptar, së shpejti në Juventus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat