Montoya: Doemos duhej të largohesha, por shpresoj të kthehem te Barca

Sporti

Montoya: Doemos duhej të largohesha, por shpresoj të kthehem te Barca

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 07:02

Martin Montoya ka thënë se nuk kishte zgjidhje tjetër, pos të largohej nga Barcelona gjatë këtij afati kalimtar.

Mbrojtësi i krahut është huazuar për dy vite te Interi që e ka edhe opsionin e blerjes, ndërsa nënshkrimi formal do të ndodhë pas testeve mjekësore që janë paraparë për ditën e mërkurë.

“Jam i pikëlluar që po largohem, por Luis Enrique më tha se nuk do të mbështetej tek unë”.

“Desha të largohem në janar, por nuk kisha leje, për shkak të ndalesës së transferimeve. Jam i huazuar për dy vite, shpresoj të kthehem”.

“E kuptova se duhej të largohem kur mësova se klubi ia rinovoi kontratën Dani Alvesit dhe e transferoi Aleix Vidalin”, ka deklaruar Montoya për Mundo Deportivo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat