Laçi me dilemën James ndaj Inter Baku

Sporti

Laçi me dilemën James ndaj Inter Baku

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 22:36

Laci zhvilloi seancën e fundit stërvitrore para ndeshjes me Inter Bakun. Përballë nënkampionëve të Azerbajxhanit, enigma më e madhe e trajnerit Cungu vazhdon të mbetet nigeriani James, që sërish ka patur probleme fizike. Sipas stafit mjekësor, lojtari me 90 përqind do të jetë titular në ndeshjen e parë të Europa League por gjithsesi gjendja e tij fizike do të shqyrtohet dhe njëherë përpara fillimit të takimit. James është një prej lojtarëve kryesorë të ekipit kurbinas, që shikon te ai elementin plus për të synuar kualifikimin për në raundin tjetër. Ndërkohë e sigurtë është mungesa e Petkovicit, vendin e të cilit do ta zërë Vucaj. Sa I përket qendrës së mbrojtjes pritet të aktivizohet nga minuta e parë dhe mbrojtësi kroat, Matej Bagaric, që u afrua te bardhezinjtë për të zëvendësuar pikërisht largimin e një tjetër kroati, kapitenit Stipe Buljan. Trajneri Cungu nuk e ka ngarkuar fizikisht skuadrën përpara ndeshjes ndërsa është bazuar më shumë gjatë stërvitjes në asimilimin e skemave të ekipit të tij për ndeshjen ndaj Inter Bakus. Ndeshja mes Lacit dhe Inter Bakus do të transmetohet live në Supersport 2, në orën 17:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat